Dyshohet se falsifikoi dokumentet e AKP-së për pronat, arrestohet një person në Prishtinë

Policia ka bërë të ditur se një person është arrestuar ditën e djeshme në Prishtinë. I njëjti dyshohet se dokumentet për pronat e AKP-së, i ka falsifikuar dhe i kanë bartur ato nga prona shtetërore në prona private, të cilat më pas i ka shitur duke i mashtruar blerësit. Njoftimi i plotë: FALSIFIKIM I DOKUMENTIT…

Lajme

02/11/2025 09:59

Policia ka bërë të ditur se një person është arrestuar ditën e djeshme në Prishtinë.

I njëjti dyshohet se dokumentet për pronat e AKP-së, i ka falsifikuar dhe i kanë bartur ato nga prona shtetërore në prona private, të cilat më pas i ka shitur duke i mashtruar blerësit.

Njoftimi i plotë:

FALSIFIKIM I DOKUMENTIT & LEGALIZIM I PËRMBAJTJES SË RREME & MASHTRIM & ARMËMBAJTJE PA LEJE- Prishtinë / 2021-2024. Më 01.11.2025 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak të dyshimit se ka kryer veprat penale të cekura më lartë. Dokumentet dyshohetet se janë falsifikuar lidhur me pronat e përfshira që kanë qenë nën menagjimin e AKP-së të cilat prona përmes dokumenteve të falsifikuara i dyshuari në bashkëkryerje me persona tjerë kanë arritë ti falsifikojnë dokumentet që në procedura për bartje dhe legalizim i kanë bartur nga prona shtetërore në pronësi private, pastaj i kanë shitur duke mashtruar blerësit dhe nga këto para kanë përfituar shuma të mëdha financiare. Janë bërë kontrolla në një shtëpi, tri banesa dhe dy garazha ku janë konfiskuar dokumente të ndryshme që kanë lidhje me falsifikime si dhe pajisje që janë përdorë për falsifikimin e dokumenteve. Gjatë operacionit është konfiskuar një pistoletë me 103 fishek, një telefon celular, një orë dore rolex dhe një zingjir dore rolex. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.