Dyshohen për prostitucion, arrestohen tre persona në Mitrovicë
Dy burra dhe një grua janë arrestuar në Mitrovicë, nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “Mundësim apo detyrim në prostitucion dhe bashkëkryerje”. Dyshohet se veprën e kanë kryer në qershor të këtij viti, në rrugën “Mbretëresha Teutë”. “Mundësim apo detyrim në prostitucion & bashkëkryerja: Rr. Mbretëresha Teutë, Mitrovicë qershor-2022. Me datë 10.08.2022 janë arrestuar…

Lajme
Dy burra dhe një grua janë arrestuar në Mitrovicë, nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “Mundësim apo detyrim në prostitucion dhe bashkëkryerje”.
Dyshohet se veprën e kanë kryer në qershor të këtij viti, në rrugën “Mbretëresha Teutë”.
“Mundësim apo detyrim në prostitucion & bashkëkryerja:
Rr. Mbretëresha Teutë, Mitrovicë qershor-2022. Me datë 10.08.2022 janë arrestuar tre të dyshuar (dy meshkuj dhe një femër) kosovare, nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprat e cekura. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt. Rasti në proces hetimor”, thuhet në njoftim.