Dyshja sulmuese e Arsenal mund të mungojnë edhe ndaj Chelseat

Arsenal nuk e nisi mbarë sezonin e ri të Premier Ligës, pasi u mposht nga skuadra e promovuar Brentford, me rezultat 2-0.

Sport

16/08/2021 10:57

Duhet pranuar se klubi londinez kishte disa mungesa të mëdha për sfidën e parë hapëse të Ligës Premierë, shkruan lajmi.net.

Gabriel Magalhaes, Thomas Partey e Eddie Nketiah veçse ishte raportuar më herët se do të mungonin në ndeshjen e parë kampionale e ndoshta edhe më shumë, gjersa kësaj liste i’u shtuan edhe dyshja sulmuese e klubit, Alexandre Lacazette e Pierre-Emerick Aubameyang duke munguar ndaj Brentford.

Lacazette e Aubameyang thuhet se mund të mungojnë edhe në ndeshjen e dytë të Premier Ligës, ndeshje që klubi londinez e zhvillon ndaj rivalit lokal, Chelseas, në Emirates Stadium, raporton mediumi britanik, ‘Mirror’.

Të dy sulmuesit raportohet se nuk janë të lumtur tek klubi londinez, dhe mediat e ndryshme kanë raportuar se ata mund të largohen nga klubi këtë verë.

Afati kalimtar veror në Angli mbyllet me 31 gusht në ora 00:00, dhe mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë deri atëherë në kampin londinez. /Lajmi.net