Dyshja e Barcelonës merr dritën e gjelbër nga stafi mjekësor – lehtësime për Valverde

Ernesto Valvede ka mësuar një lajm mjaft të mirë para ndeshjeve të radhës në La Liga.

Sport

18/10/2019 14:17

Barcelona do të rikthehet në aksion pas pauzës së kombëtareve, dhe në La Liga do të kthehet me disa lajme të mira.

Dyshja e mbrojtjes, Samuel Umtiti dhe Junior Firpo kanë pranuar dritën e gjelbër nga stafi mjekësor i skuadrës, transmeton lajmi.net.

Lojtarët do të jenë në dispozicion të Valverde për ndeshjet e ardhshme, për të mbuluar kështu zbrazëtirat e lëna në mbrojtje.

Mbetet të shihet nëse lojtarët do të përfshihen menjëherë në formacionin e zgjedhur nga Ernesto Valverde. /Lajmi.net/