Dyshimet për keqpërdorim të detyrës, intervistohen 5 zyrtarë policorë kufitar – suspendohen dy prej tyre

Lajme

23/05/2022 10:30

Inspektorati Policor i Kosovës ka bërë të ditur se ka intervistuar pesë zyrtarë policorë të Drejtorisë Rajonale Kufitare – Lindje, nën dyshimet për “Keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar”.

Sipas njoftimit, IPK-ja është informuar lidhur me një rast ku dyshohet se disa zyrtarë policorë të policisë kufitare janë të dyshuar për keqpërdorim të detyrës dhe bazuar në informacionet që kanë poseduar, IPK-ja ka ndërmarrë veprime hetimore ku zyrtarët policorë kanë qenë të përfshirë në një plan operativ dhe gjatë realizimit të këtij plani, dyshohet për lëshime nga zyrtarët përgjegjës, shkruan lajmi.net.

Si rezultat i hetimeve të IPK-së, janë intervistuar pesë zyrtarë policorë të përfshirë në këtë çështje dhe janë suspenduar dy zyrtarë të Drejtorisë Rajonale Kufitare në Lindje, njëri nga të cilët ishte me gradën major.

Hetuesit e IPK-së në koordinim me Prokurorinë e Shtetit do të vazhdojnë të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të plotë të të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast.

Njoftimi i plotë i IPK-së:

Inspektorati Policor i Kosovës respektivisht hetuesit e Departamentit të Hetimeve të IPK-së përmes rrugëve operative janë  informuar lidhur me një rast ku dyshohet se disa zyrtarë policorë të policisë kufitare janë të dyshuar për “Keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar”.

Bazuar në veprimet hetimore që janë ndërmarrë deri më tani, zyrtarët policorë kanë qenë të përfshirë në një plan operativ dhe gjatë realizimit të këtij plani operativ dyshohet për lëshime nga zyrtarët përgjegjës.

Mbi bazën e të gjitha këtyre dyshimeve, është informuar prokurori i çështjes dhe me autorizim të tij janë ndërmarr veprime të  nevojshme lidhur me zbardhjen e rrethanave të  rastit dhe janë intervistuar 5 (pesë) zyrtarë policorë të  përfshirë në këtë çështje me dyshimin për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar”.

Lidhur me këtë rast me rekomandim të IPK-së janë suspenduar dy zyrtarë policorë të Drejtorisë Rajonale Kufitare në Lindje  (njëri nga ta me gradën major) përderisa hetuesit e IPK-së në koordinim më Prokurorinë e Shtetit do të vazhdojnë të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të plotë të të gjitha rrethanave që ndërlidhen më këtë rast. /Lajmi.net/