Dyqanet në Paris tashmë kanë filluar shitjet e fanelave të Messit

Ëndrra e parisienëve për të pasur në radhët e klubit të tyre Lionel Messin duket se po bëhet realitet.

Sport

09/08/2021 14:29

Tifozëve të Parisit aq shumë nuk po i’u pritet zyrtarizimi i Messit, sa që kanë nisur shitjet e fanelave me numrin 19 të tij në fanelë, shkruan lajmi.net.

Në fakt ende nuk dihet se cilin numër do ta bartë Messi në fanelën e tij, megjithatë dilema duket se është mes numrit 10, apo 19.

Më herët u raportua se Neymar është i gatshëm t’i dhurojë numrin 10 të fanelës Messit, vetëm e vetëm që argjentinasi t’i bashkohet ekipit francez.

Sidoqoftë ka zëra të tjerë që thonë se Messi mund të marrë numrin 19 në fanelë, me këtë numër ku fillimisht e nisi karrierën e tij të pasur tek Barcelona.

Një gjë tashmë dihet, transferimi i Messit tek PSG duket se është i pashmangshëm, dhe në fund të fundit numri i tij në fanelë do të kishte pak rëndësi. /Lajmi.net