Dyqane të shkatërruara dhe makina të djegura, New York pas protestave të dhunshme për vdekjen e Floyd

Manifestuesit e zbritur në shesh për të protestuar kundër vdekjes së afroamerikanit George Floyd kanë shkatërruar dyqane, djegur makina dhe kanë shkruar mesazhe urrejtjeje në muret e një Manhatani të transformuar tashmë.

Bota

02/06/2020 09:42

Në rrugë dhe në pallate mbeten ende shenjat e përleshjeve të gjata dhe të dhunshme, të cilat shpërthyen pas vdekjes së Floyd.

George Floyd, 46 vjeç, vdiq pasi u arrestua nga policia jashtë një dyqani në Minneapolis, Minesota.

Pamjet e arrestimit në 25 maj tregojnë një oficer të bardhë të policisë, Derek Chauvin, duke vendosur gjurin në qafën e z. Floyd ndërsa ai ishte i shtrirë në dysheme.