Dyert e hapura

Presidenti i Barcelonës, Sandro Rosell ka lavdëruar ish trajnerin Pep Guardiola dhe ka theksuar se ai gjithmonë do t’i ketë dyert e hapura nëse dëshiron të rikthehet në Nou Camp. Guardiola udhëhoqi gjigantin katalan gjatë periudhës 2008-2012 dhe fitoi gjithçka që mund të fitohet në nivelin e klubeve, para largimit nga klubi për një pushim…

Sport

13/12/2013 22:00

Presidenti i Barcelonës, Sandro Rosell ka lavdëruar ish trajnerin Pep Guardiola dhe ka theksuar se ai gjithmonë do t’i ketë dyert e hapura nëse dëshiron të rikthehet në Nou Camp.

Guardiola udhëhoqi gjigantin katalan gjatë periudhës 2008-2012 dhe fitoi gjithçka që mund të fitohet në nivelin e klubeve, para largimit nga klubi për një pushim prej një viti, para se të angazhohet në krye të Bayern Munichut.

“Guardiola është një prej trajnerëve më të mirë në histori të Barcelonës. Ai i ka fyer e hapura përgjithmonë, në klubin tonë”, deklaroi Rosell për mediat spanjolle.

Por, kreu i Barcelonës nuk ka lënë pa e lavdëruar edhe trajnerin e tanishëm të ekipit, Gerardo Martino.

‘Martino është shumë i zoti dhe e njeh shumë mirë futbollin. Ka qenë vendim i mirë nga ana jonë që e kemi angazhuar në detyrë”, përfundoi Rosell.