Dybala: Vitet e fundit te Juventus ishin të vështira, kisha nevojë për ndryshim

Dybala ka dhënë disa komente lidhur me kalimin e tij te Roma dhe vitet e fundit te Juventus. Ylli argjentinas, Dybala vendosi t’i bashkohej Romës gjatë merkatos së verës, vendim ky që befasoi shumë njerëz. 28-vjeçari ka thënë se kalimi te Roma ishte një nevojë që ai ndjeu, pasi vitet e fundit te Juve ishin…

Sport

22/09/2022 11:24

Dybala ka dhënë disa komente lidhur me kalimin e tij te Roma dhe vitet e fundit te Juventus.

Ylli argjentinas, Dybala vendosi t’i bashkohej Romës gjatë merkatos së verës, vendim ky që befasoi shumë njerëz.

28-vjeçari ka thënë se kalimi te Roma ishte një nevojë që ai ndjeu, pasi vitet e fundit te Juve ishin të vështira.

“Po, vitet e fundit te Juve nuk ishin të lehta, një ndryshim më bëri mirë”, ka thënë Dybala, transmeton lajmi.net.

“Mourinho më telefonoi dhe në pak minuta vendosa. Ai dhe drejtorët më folën për projektin dhe dëshirën për të vazhduar fitoret sikur bënë vitin e kaluar”, shtoi tutje argjentinasi.

Dybala po synon të sigurojë ftesën për Kampionatin Botëror 2022, ku Argjentina synon trofeun. Gjasat janë të mëdha që lojtari të ftohet, nëse nuk pëson ndonjë lëndim. /Lajmi.net/