Dybala rikthehet në stërvitje, synon të luajë ndaj Interit

Futbollisti argjentinas i është bashkuar në stërvitje pjesës tjetër të ekipit.

Sport

21/10/2021 21:05

Paulo Dybala është jashtë fushave që nga 26 shtatori për shkak të një problemi muskulor, transmeton lajmi.net.

Gazzeta dello Sport ka mësuar se Dybala sot është rikthyer në stërvitje me pjesën tjetër të skuadrës dhe mund të jetë në stol në ndehshjen e së dielës ndaj Interit.

Sulmuesi është i uritur që të rikthehet në fushë ndaj Nerazzurëve, dhe ai mund të paraqitet disa minuta si zëvendësues nëse nuk ka probleme tjera muskolore gjatë ditëve në vijim.

Ndërkohë në derbin e Italisë startues në sulm për “Zonjën e Vjetër” pritet të jenë Alvaro Mortata dhe Federico Chiesa.

Edhe në këtë ndeshje do të mungojë Adrien Rabiot pasi është i infektuar me COVID-19. /Lajmi.net/