Dybala nuk i mban lotët në përshëndetjen me Juventus

Paulo Dybala do të largohet nga Juventus pas fundit të këtij sezoni.

Sport

16/05/2022 23:28

Ylli argjentinas, Paulo Dybala nuk ka gjetur marrëveshje për rinovimin e kontratës me Juventus dhe si pasojë do të largohet si lojtar i lirë gjatë verës.

Sot, ndaj Lazio, Dybala regjistroi ndeshjen e fundit si lojtar i Juventus, në ‘Allianz Stadium’, përcjell lajmi.net.

Pas ndeshjes, tifozët dhe klubi i dhanë një lamtumirë atij.

Kujtimet e mira bënë që emocionet të ishin të forta për Dybala, i cili shpërtheu në lot.

Aty ishte Bonucci për ta ngushëlluar, por fjalët e tij nuk ndihmuan shumë.

Sot ndeshjen e fundit e pati edhe Giorgio Chiellini, që po ashtu mori përshëndetjen e merituar. /Lajmi.net/