Dybala mohon spekulimet: Kurrë nuk desha largimin nga Juve

Paulo Dybala ka riafirmuar angazhimin e tij ndaj Juventusit pas një vere në të cilën ishte i lidhur me largimin nga Torino.

Sport

08/10/2019 13:34

Manchester United edhe Tottenham ishin në garë për yllin argjentinas, të cilin Juve dëshironte ta shiste në verë.

Dybala është ri-integruar përsëri në skuadrën e Maurizio Sarri, megjithatë, dhe ka ndihmuar Juve që të fillojë një sezon të fortë. Kampionët italian janë në krye të Serisë A dhe të pamposhtur në të gjitha garat, përcjell lajmi.net.

“Unë nuk kam pasur një verë të lehtë. Padyshim që të dëgjosh emrin tënd të lidhur me çdo ekip ku nuk dëshiron të shkosh nuk është gjë e bukur, por ky është futbolli”.

“Para se të filloja merkatoja, unë kisha bërë tashmë një intervistë në të cilën thashë se doja të qëndroja në Torino, atëherë nuk fola kurrë më, madje as në Copa America”.

“Unë mendoj se është më e rëndësishme të flasim në terren, me fakte. Asnjëherë nuk e dini se si shkon merkato deri ditën e fundit, por kam dashur të qëndroj këtu, kam dashur të vazhdoj karrierën time te Juventus”.

“Unë mendoj se ende mund t’i jap kaq shumë fanellës dhe jam shumë i lumtur me atë që tregova kundër Interit”, tha ai. /Lajmi.net/