Dybala mohon gjithçka rreth largimit nga Juve, i del kundër vëllait të tij

Ylli i Juventus, Paulo Dybala, ka heshtur sot zërat që e largojnë atë nga ‘Allianz Stadium’.

Sport

24/05/2019 18:30

Argjentinasi ka hedhur poshtë mundësinë për një largim gjatë kësaj vere, edhe përkundër fjalëve të vëllait të tij.

Ky i fundit kishte thënë se Paulo mund të largohet nga Torino gjatë kësaj vere, pas një sezoni që nuk pati minuta maksimale për të.

“Vëllai im ka folur për vete” ka thënë Dybala, në një event të ‘Adidas’ në Milano, transmeton lajmi.net.

“Paratici e di se çfarë dua të bëjë vitin tjetër. Dua të qëndrojë dhe të luajë këtu” ka shtuar argjentinasi.

Ardhja e Cristiano Ronaldos në ‘Allianz Stadium’ ndryshoi paksa stilin e lojës së Juves, duke bërë që Dybala të mbetet në hijen e portugezit. /Lajmi.net/