Dybala: I kam thënë në sy Ronaldos se e urreja sa isha fëmijë
Sulmuesi i Romës, Paulo Dybala, pranon se dikur i tha Cristiano Ronaldos se e urrente atë si fëmijë. Dybala dhe Ronaldo kaluan tre vjet në Juventus dhe kishte raportime se ata nuk ishin në marrëdhënie të mira. Megjithatë, gjatë intervistës së tij të fundit me DAZN, argjentinasi zbuloi se kurrë nuk ka pasur probleme me…
Sport
Sulmuesi i Romës, Paulo Dybala, pranon se dikur i tha Cristiano Ronaldos se e urrente atë si fëmijë.
Dybala dhe Ronaldo kaluan tre vjet në Juventus dhe kishte raportime se ata nuk ishin në marrëdhënie të mira.
Megjithatë, gjatë intervistës së tij të fundit me DAZN, argjentinasi zbuloi se kurrë nuk ka pasur probleme me superyllin portugez.
“Kam kaluar tre vite të bukura me Cristianon, ekipi ishte shumë i fortë dhe ai shtoi diçka më shumë”, tha ai, transmeton lajmi.net.
“Ka një rivalitet të madh mes Messit dhe Ronaldos në Argjentinë. Një herë, ne po fluturonim për një lojë, unë isha ulur në pjesën e pasme të avionit dhe ai ishte pak përpara”.
“Në një moment ai erdhi tek unë, folëm për jetën në përgjithësi për një kohë dhe unë i thashë: ‘Si fëmijë, praktikisht të kam urryer.’ Ne kemi qeshur për këtë dhe kemi qenë gjithmonë në marrëdhënie të mira”.
29-vjeçari argjentinas ishte pjesë e Juventusit nga viti 2015 kur iu bashkua nga Palermo, ndërsa qëndroi në “Allianz Stadium” deri në vitin 2022 për t’u transferuar më pas te Roma./Lajmi.net/