Dybala edhe më afër Man Utd

Manchester United është shumë afër ta transferojë Paulo Dybalan nga Juventusi.

Merkato

06/03/2019 12:14

Manchester United ka disa afate që po e kërkon transferimin e Paulo Dybalas.

Sipas The Sun, skuadra angleze do ta transferojë argjentinasin për 120 milionë euro, përcjell lajmi.net.

Juventus është i gatshëm që të heq dorë nga Dybala, pasi kërkon të investojë në transferimet e reja.

‘Zonja e Vjetër’ është duke e kërkuar transferimin e Mauro Icardit, andaj shitja e argjentinasit, do tu krijonte kushte për transferimin e sulmuesit të Interit. /Lajmi.net/