Dybala dëshiron kalimin tek Inter – pritet marrëveshja për kontratë deri në vitin 2026

Paulo Dybala ka bërë zgjedhjen e tij sa i përket të ardhmes.

Sport

04/05/2022 09:30

Ylli argjentinas do të largohet nga skuadra e Juventus në fund të këtij sezoni, kur edhe skadon kontrata e tij.

Raportime të ‘Gazzetta dello Sport’ bëjnë të ditur se dëshira e parë e Paulo Dybala është që t’i bashkohet Interit, transmeton lajmi.net.

Inter tash e sa kohë janë duke përgatitur një ofertë për argjentinasin.

Thuhet se ‘Nerazzurri’ do t’i ofrojnë lojtarit një kontratë të vlefshme deri në vitin 2026.

Në garë për lojtarin thuhet të jenë edhe skuadra si Tottenham e Atletico Madrid. /Lajmi.net/