Dybala: Debutim i paharrueshëm
Paulo Dybala e quan si diçka të paharrueshme debutimin e tij me fanelën e Juventusit.

Sport
Sulmuesi i transferuar nga Palermo realizoi golin e parë me fanelën e Zonjës së Vjetër në finalen e Superkupës së Italisë ndaj Lazios ku skuadra e tij fitoi me rezultat 2-0.
”Çfarë emocioni! Të realizosh në debutimin tënd me Juventusin, për mua është diçka e paharrueshme”
”Klubi ka bërë investime të mëdha te unë dhe dua ta paguaj besimin e trajnerit. Tani kemi fituar një titull, por jemi duke menduar për ndeshjen e ardhshme”, tha Dybala.