Dy zyrtarë të Junikut dërgohen në mbajtje

Policia e Kosovës ka zbuluar një rast të keqpërdorimit të pozitës publike në Junik.

Lajme

18/09/2019 10:14

Gjatë ditës së djeshme janë shoqëruar në polici pesë persona zyrtar të parkut në Junik, tre nga ta në cilësinë e dëshmitarëve ndërsa dy në cilësinë e të dyshuarve, pasi që nuk i kishin pajisur me dokumente përcjellëse dhe nuk i kishin damkosur,  mjetet e transportit të ngarkuara me dru.

Këtë e ka bërë të ditur policia e Kosovës në raportin ditor për 24 ortë e fundit.

Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Rasti është induar për keqpërdorim i pozitës zyrtare. /Lajmi.net/