Dy zyrtarë rrahen mes vete në MTI, intervenon edhe policia

Një rrahje ka ndodhur sot në ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë në Kosovë.

Lajme

11/11/2019 15:38

Rastin për lajmi.net e kanë konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës, teksa kanë thënë se përleshja ka ndodhur rreth orës 14:00.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka thënë se një person ka pësuar lëndime trupore si pasojë e ngjarjes.

Ajo ka thënë se  njësitet policore janë ende duke u marrur me rastin.

Sot rreth ores 14:00 kemi pranuar nje informate per nje perleshje fizike ne MTI, ku nje person ka pesuar lendime trupore. Njesitet e nevojshme policore i jane ne vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin”, ka thënë Ahmeti.

Ndërkaq mediat kanë raportuar se të përfshirë në rrahje kanë qenë Arian Krasniqi, këshilltar i ministrit Shala, dhe Burim Rreci, sekretar i ministrisë. /Lajmi.net/