Të Infektuar: 1047

Të Shëruar: 794

Të Vdekur: 30

Dy yjet e Bayern në dyshim për ndeshjen kundër Frankfurt

10:00 | 22 Maj 2020

Bayern Munich mund të ketë dy mungesa të mëdha për ndeshjen kundër Eintracht Frankfurt.

Xhiroja e ardhshme e Bundesliga, e cila do të vazhdojë me ‘Ndeshjet Fantazmë’, do të gjejë përballë njëra tjetrës skuadrën e Bayern Munich dhe atë të Eintracht Frankfurt.

Para kësaj ndeshje, flitet se bavarezët mund të futen në takim me dy mungesa shumë të rëndësishme.

‘Bild’ shkruan se Serge Gnabry dhe Thiago Alcantara janë në dyshim për këtë xhiro, transmeton lajmi.net.

Të dy lojtarët ishin titullar në ndeshjen e parë pas suspendimit të futbollit dhe patën paraqitje mjaft të mira.

Nuk dihet se cilat do të jenë zgjedhjet e Hansi Flick, nëse dyshja nuk do të paraqitet. /Lajmi.net/