Dy yjet e Ajaxit agjëruan gjatë ndeshjes kundër Tottenhamit, bënë iftar në fushë

Hakim Ziyech dhe Noussair Mazraoui ishin duke agjëruar dhe bënë iftar në fushë gjatë ndeshjes me Tottenhamin.

Sport

09/05/2019 09:17

Hakim Ziyech dhe Noussair Mazraoui ishin duke agjëruar gjatë ballafaqimit kundër Tottenhamit në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve.

Dyshja e klubit holandez luajti mbrëmë në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve kundër Tottenhamit, megjithatë agjërimin nuk e ndërprenë. Ata agjëruan edhe në fushën e lojës, deri në minutën e 24-të të ndeshjes, kur bënë iftar, transmeton lajmi.net.

Iftari në Amsterdam u shënua në ora 9:18 në kohë lokale, 18 minuta pas fillimit të ndeshjes.

Në minutën e 24-të të ndeshjes bënë iftar dhe Ziyech e shënoi golin e dytë të Ajaxit vetëm 11 minuta pasi hëngri bukë dhe piu ujë. /Lajmi.net/