Dy vjet nga marrëveshja për Demarkacionin

Janë bërë dy vjet nga nënshkrimi i marrëveshjes për demarkimin e kufirit në mes të Kosovës e Malit të Zi.

Lajme

26/08/2017 13:13

Marrëveshja ishte nënshkruar në Vjenë të Austrisë mes ministrit të jashtëm të Kosovës atëkohë Hashim Thaçit dhe homologut të tij Igor Lukshiq.

Po ashtu, firmat kishin vënë edhe ministrat e brendshëm, Skënder Hyseni e Rashko Konjeviq.

Por, kjo marrëveshje asnjëherë nuk gjeti zbatim në Kosovë.

Opozita e udhëhequr nga Ramush Haradinaj ishte kundër atij demarkimi, që çoi në protesta të mëdha. Po ashtu, për dy vjet me radhë temë e debatit në Kosovë ishte kjo çështje, derisa nga ana e faktorit ndërkombëtar, u vendos si kusht për të fituar liberalizimin e vizave, ratifikimi  marrëveshjes. Kjo nuk u bë asnjëherë.

Në ndërkohë, Mali i Zi e ka ratifikuar në Kuvend marrëveshjen. /kk/