Dy vëllezër e rikrijojnë fëmijërinë

Fotografitë e rikrijuara nga fëmijëria janë bërë trendi në internet dhe me këtë kalendar të mrekullueshëm që e bënë vëllezërit Luxton, deshën t’ia bënin dhuratë për Krishtlindje nënës së tyre. Ideja e tyre ishte gjeniale: i morën fotografitë e fëmijërisë, që kishin dalë së bashku, por edhe me babanë e tyre, si dhe qenin e…

Lifestyle

24/01/2014 21:15

Fotografitë e rikrijuara nga fëmijëria janë bërë trendi në internet dhe me këtë kalendar të mrekullueshëm që e bënë vëllezërit Luxton, deshën t’ia bënin dhuratë për Krishtlindje nënës së tyre.

Ideja e tyre ishte gjeniale: i morën fotografitë e fëmijërisë, që kishin dalë së bashku, por edhe me babanë e tyre, si dhe qenin e familjes, duke i bërë të njëjtat gjeste në të njëjtat skena, pas shumë vitesh.

Duket se shuam fotografë janë të interesuar ta eksplorojnë të kaluarën e tyre përmes fotografive. Fotografja argjentinase Irina Werning e rikrijoi fëmijërinë e saj.

Gjithashtu, Chino Otsuka e ka bërë një punë të mrekullueshme, duke e bërë me fotoshop veten në fotografitë e fëmijërisë së saj, për ta zbuluar identitetin e saj.

Të njëjtën gjë mund ta bëni edhe ju, duke e bërë një kombinim në mes të fotove të fëmijërisë dhe atyre që i keni tashti, sigurisht duke i përshtatur pamjet dhe gjestet!