Dy vdekje të dyshimta për 24 orë në Kosovë, një në Viti e një në Gjakovë

Policia e Kosovës ka njoftuar se është raportuar për dy raste “hetim i vdekjes”. Sipas njoftimit të Policisë thuhet se, rasti i parë raportohet të ketë ndodhur në Viti ku një person është gjetur pa shenja jete në oborrin e shtëpisë së tij. Derisa në endin e ngjarjes kanë dalë njësit policore si dhe emergjenca,…

Lajme

18/03/2025 09:44

Policia e Kosovës ka njoftuar se është raportuar për dy raste “hetim i vdekjes”.

Sipas njoftimit të Policisë thuhet se, rasti i parë raportohet të ketë ndodhur në Viti ku një person është gjetur pa shenja jete në oborrin e shtëpisë së tij.

Derisa në endin e ngjarjes kanë dalë njësit policore si dhe emergjenca, mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës.

“Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në3 raportin 24 orësh të Policisë.

Ndryshe rasti i dytë ka ndodhur në Gjakovë ku është raportuar se viktima femër kosovare është gjetur pa shenja jete, derisa mjeku e ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Ndërkaq me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion. /Lajmi.net/