Dy ushtri shqiptare destabilizojnë rajonin

Deputetja në Kuvendin e Kosovës, Rada Trajkovic, thotë se dy ushtri shqiptare janë faktorë destabilizues në regjion. Sipas saj, nuk ka konsensus në NATO për krijimin e Ushtrisë së Kosovës, për shkak të shkuarjes së shqiptarëve për të luftuar në Libi e Siri.

Lajme

05/03/2014 11:39

Me rastin e vendimit të djeshëm  të qeverisë për krijimin e Forcave të Armatosura të Kosovës, Deputetja serbe e Kuvendit të Kosovës, Rada Trajkovic, tha se ky vendim do të ndikojë negativisht në gjithë rajonin.

“Dy ushtri shqiptare, një në Shqipëri , një në Kosovë dhe Metohi , është me të vërtetë faktor destabilizues në rajon “, tha për RTK2, Rada Trajkovic. Sipas saj, është e natyrshme që serbët janë kundër krijimit të Forcave të Armatosura të Kosovës.

Rada Trajkoviç beson se brenda NATO’s , nuk ka marrëveshje për krijimin e një ushtrie të Kosovës .

“Unë mendoj se brenda NATO’s , nuk ka konsensus për konvertimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forcat e Armatosura. Unë mendoj se vendimi i Qeverisë së Kosovës dhe të Këshillit të Sigurisë së Kosovës është i parëndësishëm , me përjashtim të faktit për përdorim të brendshëm “, tha Trajkovic.

Sipas saj, një nga arsyet pse NATO nuk i jep Kosovës dritë jeshile për formimin e Forcave të Armatosura është “fakti i pjesëmarrjes  individuale të Forcave të Sigurisë të Kosovës në përleshjet në Siri, Libi dhe radhët e Al Qaedas”.

Por ajo tha se më interesante do të jetë se si deputetët serbë votojnë kur kjo çështje erdhi në jetë në agjendën e Kuvendit të Kosovës.

Trajkovic thotë se kur ligjvënësit serbë votuan për heqjen e pavarësisë së mbikëqyrur, morën premtim për vendet e rezervuara, por premtimi nuk është mbajtur nga kryeministri Thaçi.

“Ndoshta Thaçi tani ka riaktivizuar të njëjtën ofertë, për të marrë votën e dy të tretave të komunitetit minoritar për formimin e ushtrisë , thotë Rada Trajkovic për RTK 2.