Dy tërmete godasin Kosovën
Dy tërmete kanë goditur sot pas mesnate Rrafshin e Dukagjinit. Epiqendra e termeteve sipas instituti sizmologjik ndërkombëtarë ka qenë në rajonin e Istogut.

Lajme
Tërmeti i parë i cili ka qenë më i fuqishëm, me shkallë 4 të rihterit, ka ndodhur rreth orës 2:30 minuta, me epiqendër në afërsi të fshatit Novosellë.
Ndërsa një termet i dytë me shkallë më të ulët të rihterit, rreth 2, ka ndodhur rreth 20 minuta më vonë.
Edhe pse nuk është raportuar për dëme materiale, tërmetet kanë shqetësuar banorët e kësaj ane, gjë që është shprehur edhe me reagime nëpër rrjetet sociale. (lajmi.net)