Dy tërmete brenda 4 minutave me epiqendër afër Shkupit, dridhet edhe Prishtina (Foto)

Në kryeqytetin e Kosovës sapo është ndier një dridhje e tokës.

Lajme

11/09/2016 15:15

(I plotësuar) – Sipas Qendrës Sizmologjike të Evropës, dy tërmete kanë ndodhur me epiqendër afër Shkupit, njëri në ora 15:10 minuta, ndërkaq tjetri 4 minuta më vonë.

Qendra Sizmologjike Evropiane ka njoftuar se në tre kufirin Kosovë-Serbi-Maqedoni, ka ndodhur një dridhje e tokës me magnitudë 5.0 në ora 15:10 minuta, transmeton lajmi.net

Po e njëjta Qendër, njofton se 4 minuta më vonë ka ndodhur edhe një dridhje tjetër me magnitudë më të vogël, 2.9 shkallë, por shumë më afër Shkupit, rreth 2 kilometra. /lajmi.net

termetii

***

Në Prishtinë sapo ka ndodhur një dridhje e tokës. Qytetarët menjëherë kanë filluar të lajmërojnë në facebook se kanë ndier dridhje të tokës, shkruan lajmi.net

Poashtu, dridhjet janë ndier edhe në qytetin e Ferizajt.

Deri më tani nuk dihet nëse ka pasur dëme.

Ndërkohë, gjatë orëve të mëngjesit të ditës së sotme, një tërmet me shkallë 3.9 të riherit, është lajmëruar në Shkup.

Sipas raportimeve, dridhje janë ndier edhe në disa fshatra të Kosovës përreth kufirit me Maqedoninë. /lajmi.net