Dy të vdekur nga bora në Poloni

Bora e ka paralizuar trafikun në Poloni, pasi që ishin të rrallë ata të cilët i kanë ndërruar gomat verore, ndërsa shkëputja linjave elektrike i ka lënë pa drita rreth 10.000 familje.

Bota

12/10/2015 19:38

Në jugperëndim të vendit në qytetin Legnjici sot ka humbur jetën një njeri i cili kishte qenë i dehur dhe e kishte zënë gjumi në një ulëse në qendër të qytetit.  Edhe pse ambulanca e kishte dërguar në spital, mjekët nuk kishin mundur ta shpëtonin pasi temperatura e trupit të viktimës kishte rënë në 21 gradë.

Ndërsa viktima tjetër është një vajzë 7 vjeçare e cila e ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti në trafik ku për shkak të rrëshqitjeve në rrugë ishin përplasur dy makina.

Për shkak të erërave të forta që shoqëruan borën e parë këtë vjeshtë, zjarrfikësit kanë dalë në terren nga pasditja dhe janë duke u kujdesur për pastrimin e rrugëve nga degët e thyera dhe gjësendet tjera./arbresh.info.