Dy të vdekur në një aksident trafiku në Gjilan

Aksidenti ka ndodhur në aksin rrugor Velekincë – Pasjan të martën në mëngjes ku jetën e kanë humbur Mehmet Cani (1952) dhe Xhemajl Cani (1959) nga Llashtica e Gjilanit.

Lajme

13/05/2014 15:31

Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i spitalit Selami Kurteshi, që sipas tij, të aksidentuarit janë dërguar në qendrën emergjente në spitalin e Gjilanit pa shenja jete. 

Rastin e ka konfirmuar edhe policia në këtë rajon. (KP)