Dy të rinj nga Zagrebi ekstradohen në Shqipëri

Dy persona janë ekstraduar në Shqipëri pas arrestimeve të tyre të kryera në Kroaci dhe Itali. Në një njoftim për mediat, policia thotë se nga Zagrebi u ekstradua Joland Bushati, 35 vjeç.

Lajme

15/12/2019 10:55

Ai ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër ka vendosur revokimin e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë Tropojë, për lirimin para kohe me kusht dhe vazhdimin e vuajtjes së dënimit për pjesën e mbetur për 3 vite e 8 muaj e 24 ditë burg.

Ky vendim ka marrë formë të prerë me datë 4 Janar të këtij viti, për veprat penale ”Vjedhje me pasojë vdekjen” e kryer në bashkëpunim dhe “Prodhim e mbajtje pa leje të armëve e municioneve luftarake”.

Bushati, në bashkëpunim me një person tjetër grabitën me armë pasagjerët e linjës Bajram Curri-Lekbibaj, duke qëlluar për vdekje një punonjës policie.

Ndërkohë nga Italia u ekstradua një 29-vjeçar i lindur në Bulqizë.Vladi Sinani alias Vladimir Sinani ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Dibrës e ka dënuar me 4 vjet e 8 muaj burg për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike./tvklan.al/