Dy të prekur me koronavirus në gjendje të rëndë

Nëntë pacientë të prekur me koronavirus po trajtohen në Klinikën Infektive të QKUK-së.

Lajme

26/05/2020 09:16

Qendra Klinike dhe Universitare e Kosovës (QKUK), ka bërë të ditur se në Klinikën Infektive janë të hospitalizuar nëntë pacientë të prekur me COVID-19.

Sipas njoftimit, pesë prej tyre janë në gjendje stabile, dy janë duke u trajtuar me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive, kurse dy të tjerë janë në repartin e Mjekimit Intensiv dhe janë në gjendje të rëndë, shkruan lajmi.net.

Theksojmë se deri më tani në Kosovë janë 1 mijë e 38 persona të prekur me koronavirus, 30 kanë ndërruar jetë të cilët përveç koronavirusit vuanin edhe nga sëmundje të tjera, ndërsa 791 kanë arritur që të shërohen plotësisht.

Njoftimi i plotë, pa ndërhyrje:

Në klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, sot me 26.05.2020, janë të hospitalizuar 10 raste.

Prej tyre të sëmurë me Covid-19 janë gjithsej 9 raste. Gjendja e pacientëve të sëmurë me Covid- 19 është si vijon:

5 raste janë në gjendje stabile, dy raste trajtohen në repart me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.

Në Repartin e Mjekimit Intensiv janë duke u trajtuar 2 raste të tjera në gjendje të rëndë. /Lajmi.net/