Dy të lënduar nga rënia e veturës në kanal

Një aksident me pasojë plagosjen e dy personave është regjistruar në afërsi të fshatit Boboshticë si rrjedhojë e daljes së një automjeti nga rruga.

Lajme

20/07/2015 20:22

Dy të rinjtë përkatësisht 32 dhe 25 vjeç , kanë mbetur të plagosur pasi mjeti është rrëzuar në një kanal përgjatë aksit Korçë-Boboshticë.

Sipas të dhënave të policisë aksidenti ka ndodhur rreth orës 15.30 në afërsi të fshatit Boboshtice, ku automjeti me drejtues shtetasin Hyserion Shupe, 32 vjeç, banues në Ersekë, ka humbur kontrollin dhe për pasojë është rrëzuar në kanal ku kanë pësuar lëndime drejtuesi i mjetit dhe pasagjerja Simdi Selimi, 25 vjeçe banuese në Vlorë.

Sipas të dhënave të para, dy të aksidentuarit kanë qenë punonjës në një prej lokaleve në fshatin Boboshticë dhe ishin duke shkuar në punë kur kanë pësuar aksidentin.

Pas mbërritjes në vendin e ngjarjes dy të plagosurit janë shoqëruar në spitalin rajonal të Korçës për ndihmë mjekësore ndërsa policia po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.