Dy të lënduar nga aksidenti në Bellanicë të Malishevës
Një aksident trafiku ka ndodhur sot në fshatin Bellanicë të Malishevës. Burime të lajmi.net kanë dërguar fotografi nga vendi i ngjarjes. Sipas Policisë së Kosovës, nga ky aksident përveç dëmeve materiale kanë mbetur edhe dy të lënduar. “Në fshatin Bellanicë-Malishevë rreth orës 15:15 dy automjete janë përfshirë në aksident trafiku, për pasojë përveç dëmeve materiale…

Lajme
Një aksident trafiku ka ndodhur sot në fshatin Bellanicë të Malishevës.
Burime të lajmi.net kanë dërguar fotografi nga vendi i ngjarjes.
Sipas Policisë së Kosovës, nga ky aksident përveç dëmeve materiale kanë mbetur edhe dy të lënduar.
“Në fshatin Bellanicë-Malishevë rreth orës 15:15 dy automjete janë përfshirë në aksident trafiku, për pasojë përveç dëmeve materiale dy persona kanë pësuar lëndime. Rasti është duke u hetuar nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor”, ka njoftuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.