Dy të arrestuar për sulm fizik
Policia arreston dy persona në Rogoqicë të Kamenicës. Të arrestuarit kishin sulmuar dy meshkuj me shkop të hekurt.

Lajme
Në fshatin Rogoqicë të Kamenicës janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj shqiptar pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje kanë sulmuar fizikisht duke i goditur me një shkop të hekurt dy viktima meshkuj shqiptarë të cilëve u kanë shkaktuar lëndime të rënda trupore thuhet në njoftimin e policisë së Kosovës.
Sipas policisë viktimat kanë pranuar tretman mjekësor ndërsa të dyshuarit me urdhër të prokurorit dërgohen në mbajtje (Rajonipress).