Dy të arrestuar për shmangie nga detyrimet doganore dhe dëmtimin e plombave zyrtare

Dogana e Kosovës ka njoftuar për arrestimin e dy personave për shmangie nga detyrimet doganore dhe dëmtimin e plombave zyrtare. Sipas njoftimit bëhet e ditur se personat e arrestuar përfshijnë pronarin e mallit dhe shoferin e kamionit, të cilët dyshohen se kanë kryer vepra të dënueshme, shkruan lajmi.net. Madje ata dyshohen për manipulimin e mallrave…

Lajme

20/09/2024 16:39

Dogana e Kosovës ka njoftuar për arrestimin e dy personave për shmangie nga detyrimet doganore dhe dëmtimin e plombave zyrtare.

Sipas njoftimit bëhet e ditur se personat e arrestuar përfshijnë pronarin e mallit dhe shoferin e kamionit, të cilët dyshohen se kanë kryer vepra të dënueshme, shkruan lajmi.net.

Madje ata dyshohen për manipulimin e mallrave gjatë procedurave doganore, duke synuar shmangien e pagesës së detyrimeve doganore dhe shkeljen e sigurisë së plombave zyrtare të vendosura nga Dogana e Kosovës”

“Prishtinë, 20 Shtator 2024 — Dogana e Kosovës, pas një hetimi preliminar të udhëhequr nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka arrestuar dy persona të dyshuar për përfshirje në shkelje të kodit doganor. Personat e arrestuar përfshijnë pronarin e mallit dhe shoferin e kamionit, të cilët dyshohen se kanë kryer vepra të dënueshme. Sipas hetimeve paraprake, dyshohet se të dyshuarit kanë kryer këto vepra të paktën në dy raste të veçanta. Në mënyrë të veçantë dyshohen për manipulimin e mallrave gjatë procedurave doganore, duke synuar shmangien e pagesës së detyrimeve doganore dhe shkeljen e sigurisë së plombave zyrtare të vendosura nga Dogana e Kosovës”, thuhet në njoftimin e plotë të Doganës./Lajmi.net/