Dy sllovenë arrestohen me 370 kilogramë heroinë

Policia greke ka arrestuar dy shtetas slloven në kamionin me të cilin po shkonin në Evropën perëndimore u janë gjetur 370 kilogram heroinë.

Lajme

28/04/2015 23:36

Për këtë vepër penale shoferi i kamionit Klement Ravbar (33) dhe bashkudhëtari i tij Stane Zabret (45) mund të dënohet me 10 vjet burg, transmeton agjencia STA.

Sllovenët janë arrestuar në portin e Patras derisa prisnin tragetin për të kaluar në Itali.

Qentë e policisë në kamion së pari kanë gjetur një pako me një kilogram heroinë dhe pas kontrollimit të detajuar të kamionit janë gjetur edhe 340 pako të kësaj lloj të drogës. Vlera e drogës besohet të jetë shtatë milionë euro. /KosovaPress/