Dy skuadra nga Premierliga kërkojnë talentin e Juventusit

Juventusi po shikon mundësinë e shitjes së sulmuesit Moise Kean.

Sport

20/07/2019 09:21

Talenti italian mund të largohet nga Torino këtë verë, me Evertonin dhe Arsenalin e interesuar për shërbimet e tij.

Lajmi bëhet i ditur nga ‘Gianluca di Marzio’, përcjell lajmi.net.

Kampionët e Italisë po kërkojnë një shumë prej rreth 30 milionë euro për Kane, me të drejtën e refuzimit të parë për një shitje të ardhshme.

Everton dhe Arsenal janë të interesuara për 19 vjeçarin, me Barcelonën gjithashtu, që kërkon transferimin e tij, për ta huazuar pastaj te Sevilla./Lajmi.net/