Dy shtete australiane shpallin gjendje të jashtëzakonshme si pasojë e zjarreve

Dy shtete australiane, Ueslli i Ri Jugor dhe Kuinslland, kanë shpallur gjendje të jashtëzakonshme pasi zjarret është thënë se tanimë përbëjnë kërcënim “katastrofik” për popullsinë që jeton në lindje të këtij vendi.

Bota

11/11/2019 11:31

Të paktën tre persona kanë vdekur dhe mijëra të tjerë janë zhvendosur në tri ditët e fundit si pasojë e motit, në këto dy shtete.

Zyrtarët kanë thënë se moti do të përkeqësohet të martën rreth Sidnejt, qytetit më të madh.

Aktualisht, më shumë se 120 zjarre janë aktive në Uesllin i Ri Jugor dhe Kuinslland.

Në Uellsin e Ri Jugor zjarret kanë djegur, 970,000 hektarë tokë dhe kanë shkatërruar 150 shtëpi.

Nëntë shtëpi tjera është thënë se janë djegur në Kuinslland.

“Secili duhet të jetë i alarmuar pavarësisht ku jeni dhe secili duhet të mendojë më të keqen”, ka thënë kryetarja e Uellsit të Ri Jugor, Gladys Berejiklian, transmeton rel.

Qeveria konservatore e Australisë ka refuzuar të deklarojë nëse ndryshimet klimatike i kanë kontribuuar kësaj klime.

“Mendimet e vetme të miat sot janë me ata që kanë humbur jetën apo familjet e tyre”, ka thënë kryeministri australian, Scott Morrison.