Të Infektuar: 4307

Të Shëruar: 2095

Të Vdekur: 94

Dy shtetasit rus tentuan të hyjnë në Kosovë me veturë të Cetinjës

12:37 | 14 Janar 2020

Slobodan Bakiq, prokuror kujdestar në Prokurorinë themelore në Mitrovicë, ka thënë se dy rusë të arrestuar dje, janë përpjekur të hyjnë në pikën kufitare në Jarinje, porse për mungesë vizash janë kthyer mbrapshtë.

Egor Igoreviq (Igor Krasikov) dhe Marina Vladimirovna Krasikova janë dy të arrestuarit.

“Dy shtetas rus janë legjitimuar gjatë përpjekjes për hyrje legale në Kosovë, në Jarinje në orën 10:26. Megjithatë, ata nuk kanë pasur lej qëndrimi, ndaj janë kthyer”, i ka thënë Bakiq radios Evropa e Lirë . Sipas tij, pas këtij dështimi, shtetasit rus kanë shfrytëzuar rrugë alternative të fshatit Sherpel për të depërtuar në territorin e Kosovës. Por, janë kapur nga njësitet patrulluese.

Atyre u është shqiptuar masa e ndalesës 24 orëshe. Në momentin e arrestimit, sipas Bakiqit nuk kanë pasur përkthyer për ta kuptuar qëllimin e ardhjes së tyre në Kosovë. Një gjë e tillë, ai ka thënë se do të bëhet gjatë intervistimit të sotëm.

Të dy rusët tentuar të hyjnë në Kosovë me një veturë me tabela të Cetinjës, të marrë me qira në Budvë, e cila është konfiskuar nga autoritetet policore.