Dy shqipet e PSG-së

Paris Saint-Germain do të përfaqësohet me dy futbolliste shqiptare nga sezoni i ardhshëm. Kosovare Asllanit i është bashkuar Fatmire Bajramaj në kryeqytetin francez.

Sport

30/07/2014 16:51

Paris Saint-Germain do të përfaqësohet me dy futbolliste shqiptare nga sezoni i ardhshëm.

Kosovare Asllani është pjesë e gjigantit francez në dy sezonet e fundit, ndërsa përfaqësueses suedeze së fundmi në Paris i është shtuar edhe përfaqësuesja gjermane, Fatmire Bajramaj.  

Kjo e fundit, e cila e është e martuar me futbollistin Enis Alushi, është kampione e botës me Gjermaninë dhe njëra prej lojtareve kryesore të përfaqësueses gjermane.

Prandaj, ajo shihet si një përforcim i madh për klubin francez. Në anën tjetër, Asllani krahasohej kohëve të fundit me Zlatan Ibrahimovicin, pasi të dy vijnë nga Suedia.