Dy serbë dyshohen për vrasjen e një shqiptari

Petar Damjanaq dhe Nebojsha Trajkoviq janë të dyshuarit kryesor për vrasjen e një shqiptari dhe zhdukjen e nëntë të tjerëve në fshatin Poklek i Ri gjatë periudhës së luftës në Kosovë. EULEX ka nisur hetimet për këtë rast.

Lajme

25/02/2014 19:54

Dy serbë dyshohen të kenë kryer vrasjen e një shqiptari dhe zhdukjen e nëntë personave të tjerë në fshatin Poklek i Ri në Komunën e Drenasit.

“Ish komandati i stacionit policor të Policisë sebe në Drenas Petar Damjanaq dhe zëvendëskomandati Nebojsha Trajkoviq janë të dyshuarit kryesor për vrasjen e një personi (shqiptar) dhe zhdukjen e nëntë të tjerëve në fshatin Poklek i Ri të Drenasit”, raporton KTV.

“Petar Damjanaq është përgjegjësi kryesor për dhënien e urdhrit në ditën e 31 majit, ku vra një dhe u zhdukën 9 shqiptarë”.

“Damjanaq kishte dëshmuar edhe në Hagë por kishte mohuar akuzat se Policia Serbe kishte ushtruar dhunë mbi popullsinë shqiptare”.

“Nebojsha Trajkoviq pas përfundimit të luftës ka shërbyer në Xhandarmërinë Serbe”.

Për krimet e luftës në Poklek të ri ka nisur hetimet edhe misioni i EULEX’it.

“Mund të konfirojmë se EULEX ka pranuar informacione lidhur me ngjarjen në fshatin Poklek i Ri në Komunën e Drenasit. Rasti është nën juridiksionin ekskluziv të Prokurorisë Speciale të Kosovës dhe pasiqë hetimi është vazhdim e sipër nuk mund të bëjmë komente të mëtutjeshme”, ka konfirmuar EULEX për KTV.