Dy rrugë të Prishtinës sot pa ujë
KUR ”Prishtina”-sh.a. njofton të gjithë konsumatorët që jetojnë përgjatë rrugës ”Ilaz Kodra”, në afërsi të KEDS-it/KEK-ut, se sot, do të kenë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm, duke filluar nga ora 09:00-16:00.

Lajme
Shkak i kësaj ndërprerje është sanimi i një defekti teknik në gypin që furnizon rrugën e lartëcekur me ujë të pijshëm, nga ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të KUR”Prishtina” sh.a.
Poashtu, për shkak të një defekti tjetër teknik në orët e vona të mbrëmjes, pa ujë të pijshëm sot mbetet edhe rruga ”Zenel Salihu” në afërsi të Gjykatës Themelore në Prishtinë, duke filluar nga ora 08:00-15:00, atëherë kur po parashihet edhe sanimi i defektit nga mirëmbajtjësit e rrjetit të ujësjellësit, thuhet në komunikatë.