Dy personave u ashpërsohet dënimi

Departamenti i Krimeve të Rënda i Gjykatës se Apelit të Kosovës ua ashpërsoi dënimet shtetasve L.G. dhe SH.B. ndërsa ndaj personit të tretë me inicialet B.K. aktgjykimi i shkallës së tretë ka mbetur i pandryshuar.

Lajme

26/11/2013 09:04

Gjykata e Apelit e Kosovës ua ka ashpërsuar dënimet dy shtetasve kosovarë të cilët ishin shpallur fajtorë për vjedhje në një dyqan në Pejë.

Pas ankesës së Prokurorisë Themelore, Gjykata e Apelit ka vendosur që të rrisë masën e dënimit personit me inicialet L.G. nga 11 vjet burgim sa i kishte shqiptuar shkalla e parë në 14 vjet, ndërsa personi tjetër me inicialet SH.B nga 6 në 7 vjet.

Ndërsa ndaj personit të tretë i cili ishte fajtor për ndihmë në raste të rënda të vjedhjes grabitqare aktgjykimi i shkallës së parë ka mbetur i njëjtë burgim me tre vjet.

“Një kolegj penal prej tre gjyqtarësh i Departamentit të Krimeve të Rënda të  Gjykatës se Apelit të Kosovës, duke vendosur sipas ankesës se Prokurorisë Themelore në Pejë ka marr vendim që tu a ashpërsoj dënimin shtetasve L.G dhe SH.B. të shpallur fajtor nga Gjykata Themelore në Pejë për veprën penale – raste të rënda të vjedhjes grabitqare ose grabitje nga neni 256 paragrafi 2, lidhur me nenin 23 të Kodit Penal të Kosovës”.

“Ngjarja kishte ndodhur  me 11.06.2012 në dyqanin e shtetasit nga Kina Ye Pei You, rruga Eliot Engell në Pejë”.

“Kështu L.G prej 11 vjet  burgim sa i kishte shqiptuar shkalla e parë i është rritur dënimi në14 vjet, ndërsa SH.B nga 6 vjet në 7”.

“Kolegji po ashtu sipas ankesës se avokatit Haxhi Millaku  ka vendosur që çështje ndaj të akuzuarit të tretë të këtij rasti B. K i cili ishte dënuar nga shkalla e parë me 3 vjet  burgim si fajtor për  ndihmë në raste të rënda të vjedhjes grabitqare ose grabitje, të kthehet në rigjykim për shkak të vërtetimit jo të plot dhe të gabuar të gjendjes faktike, shkelej të ligjit penal dhe vendimit për dënim”.

“Në çështjet tjera aktgjykimi i shkallës së ka mbetur i pa ndryshuar”, thuhet në komunikatën e Gjykatës së Apelit të Kosovës.