Dy persona të plagosur nga të shtënat në festën e Torontos për triumfin në NBA

Departamenti i Policisë së Torontos ka konfirmuar se ka pasur të shtënë në sheshin ‘Nathan Phllips’ në Toronto, ku skuadra e basketbollit nga ky vend po festonte titullin e kampionit në NBA.

Sport

17/06/2019 22:53

Skuadra nga Kanada, për herë të parë ka arritur të fitojë titullin e NBA, duke e mundur në finale Golden State Warrios.

Sipas policisë, si pasojë e të shtënave dy persona kanë pësuar lëndime, por janë jashtë rrezikut për jetë. Po ashtu dy persona tjerë janë ndalur në mbajtje.

Një nga viktimat nga këto të shtëna, raportohet të jetë femër./Lajmi.net/