Dy persona raportohen të zhdukur në 24 orët e fundit

Një pardje e dy dje. Kaq është bilanci i personave që u raportuan të zhdukur në Kosovë në dy ditët e fundit.

Lajme

26/03/2020 10:08

Ditëve të fundit janë shpeshtuar rastet e personave që po raportohen të zhdukur në Kosovë.

Një grua nga Klina e raportoi rastin dje në polici, duke thënë se burri I është zhdukur

“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se bashkëshorti i saj mashkull  kosovar është larguar nga shtëpia dhe nuk ka njohuri për vendndodhjen e tij”, thuhet në raportin e policisë.Derisa në këtë rast nuk dihen motivet e largimit të burrit nga shtëpia, në Prizren gruaja u largua nga shtëpia pasi e sulmoi burrin e saj fizikisht.

“Është raportuar se e dyshuara femër kosovare pas një mosmarrëveshje  ka  sulmuar fizikisht bashkëshortin e tij viktimën mashkull  kosovar dhe është larguar në drejti të panjohur. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa rasti vazhdon të hetohet”, thuhet tutje në raport.

Në raportin e djeshëm të policisë është shënuar një tjetër zhdukje e një burri, i cili ishte larguar nja shtëpia para disa ditëve, por rasti ishte lajmëruar më vonë. /Lajmi.net/