Dy persona qëllohen me armë zjarri, njëri vdes pranë një spitali vaksinimi për COVID në Paris

Dy persona janë qëlluar me armë zjarri, jashtë një spitali në Paris, njëri prej tyre ka përfunduar me fatalitet.

Bota

12/04/2021 16:21

Incidenti ndodhi përpara spitalit ”Henry Dunant” në lagjen e 16-të të kryeqytetit francez dhe sulmuesi u largua me një motor, i tha një burim policie agjencisë së lajmeve Reuters.

Një zëdhënës i policisë tha tutje se personi i armatosur, për të cilin dëshmitarët thonë se kishte veshur kapuç, gjuante me armë përpara se të arratisej.

Televizioni lokal tha se personi i vrarë ishte një burrë ndërsa personi tjetër i plagosur ishte një grua, e cila punonte si roje sigurie në një spital, i cili po funksionon gjithashtu si një qendër vaksinimi për COVID-19.