Dy persona kapen duke vjedhur në një shtëpi në Ferizaj
Policia e Ferizajt ka prangosur në flagrancë dy persona, J.Z. 25 vjeç dhe F.H., nën dyshimin se në orët e hershme të së hënës janë përfshirë në një vjedhje në rrugën "Halil Alidema" në Ferizaj.

Lajme
Personat e arrestuar kishin vjedhur një shtëpi.
“Të dyshuarit janë futur në një shtëpi, me ç’rast kanë vjedhur një unazë prej ari dhe një foto -aparat. Reagimi i policëve ishte i menjëhershëm. I dyshuari i parë është prangosur në shtëpinë e viktimës, ndërsa i dyshuari tjetër u arrestua në tentim e sipër për të ikur nga vendi i ngjarjes”, ka thënë zëdhënësi rajonal i policisë, Agim Gashi.
Mësohet se të dyshuarit, në tërësi e kanë pranuar veprën për të cilën akuzohen.
“Policia ka gjetur dhe konfiskuar gjësendet e vjedhura, të cilat do të shërbejnë si prova materiale kundër të dyshuarve” ka thënë zëdhënësi Gashi.
Bëhet e ditur se pas kompletimit të lëndës, me urdhër prokurorit kujdestar, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt gjyqësore.