Dy persona, dënohen për krime lufte

Gjykata e Apelit ka marrë vendin që të dënojë dy të pandehur për dhunim si krim lufte.

Lajme

27/06/2014 13:48

Me anë të një komunikatë për media të lëshuar nga EULEX, thuhet se Gjykata e Apelit ka përmbysur aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Mitrovicë të datës 24 qershor dhe i ka shpallur dy të pandehurit fajtorë për akuzën e krimeve të luftës ndaj popullatës civile.

“Gjykata e Apelit ka përmbysur aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Mitrovicë të datës 24 qershor dhe i ka shpallur dy të pandehurit fajtorë për akuzën e krimeve të luftës ndaj popullatës civile sipas nenit 142 Kodit Penal të ish RSFJ-së”.

“Në emër të PSRK-së, prokurori është i kënaqur plotësisht me aktgjykimin e Gjykatës së Apelit lidhur me këtë rast tepër të ndjeshëm. Të pandehurit kryen një krim të rëndë lufte kundër një femre të cenueshme civile të moshës 16 vjeçare. Ky rast është demonstrim i vendosmërisë së bashkësisë ndërkombëtare për t’i dhënë fund mosndëshkimit për të gjithë ata që kryejnë krime të tilla”.

“Të dy të pandehurit në këtë rast u dënuan për dhunim si krim lufte, duke e bërë këtë vendimin e parë të këtij lloji në Kosovë. Derisa u desh shumë kurajë për të gjithë dëshmitarët e prokurorisë që të japin dëshmi, për viktimën e dhunimit kjo ishte edhe më e vështirë.  Gjatë gjithë procedurës identiteti i saj ishte i mbrojtur dhe ajo u lejua të japë dëshmi në gjykim të mbyllur.  Prokurori shpreson që ky dënim do t’i inkurajojë femrat dhe meshkujt e tjerë të guximshëm të flasin për dhunën seksuale të cilën e kanë përjetuar gjatë luftës, pavarësisht kush ishin kryesit e këtyre akteve dhune”.

“Të pandehurit ishin dënuar me 12 dhe respektivisht 10 vite burgim. Aktakuza ndaj njërit prej të pandehurve që e akuzonte atë edhe për veprën penale të pronësisë, kontrollimit dhe posedimit të paautorizuar të armeve sipas nenit 328 (2) KPK-ës është refuzuar për shkak të zbatimit të Ligjit për Amnisti”, thuhet në komunikatën e EULEX-it.