“Dy orë para martesës”, Vesa Luma kthehet në kohë dhe kujton këtë moment

Vesa kujtoi momentin kur bëri provën e kafes në shtëpi.

ShowBiz

26/05/2021 15:40

Vesa Luma ka ndarë me ndjekësit një video në Instagram, me të cilën tregoi se çfarë kishte bërë dy orë para martesës, shkruan lajmi.net.

Ajo tha se kishte bërë provën e kafes para dasmës, ndërsa thotë se shihet stresi në fytyrën e saj e lumturia në fytyrën e nënës.

“2 ore para marteses -prova e kafes?
Sapo mora befasi nje dhurate te cmuar nga motra @dealuma e cila kishte ruajtur ne arkiven e saj cdo moment backstage te dasmes..? kjo video ishte epike.. testi i kafes ne shtepi pak ore para marteses,stresi ne fytyren time dhe e lumturia ne fytyren e nanes ??
Perqafime per krejt nuset e ketij viti❤️ -eshte shume mire ma besoni??❤️
“, shkruan Vesa.

Kujtojmë se Vesa Luma prej vitesh po jeton e vepron në Zelandë të Re bashkë me bashkëshortin e saj, Big Basta dhe djalin Lianin. /Lajmi.net/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Vesa Luma (@vesaluma)