Dy opsionet e Albin Kurtit pas votimit të qeverisë Hoti, sipas Halil Matoshit

Analisti politik njëherit ish-këshilltar i ish-kryeministrit Haradinaj, Halil Matoshi ka folur për dy opsionet që sipas tij ka kryetari i VV-së, Albin Kurti.

Lajme

03/06/2020 16:03

Me anë të një postimi në Facebook, Matoshi ka thënë se Kurti ose do të sillet si institucionalist dhe t’ia dorëzojë detyrën Avdullah Hotit, ose të sillet si inatxhi, shkruan lajmi.net.

Postimi i plotë:

Dy opsionet e Kurtit!

Albin Kurti institucionalist, nesër ia dorëzon detyrën pasardhësit, Kryeministrit Hoti, me ceremoni shtetnore dhe dëshmon atdhetari, ashtu siç iu dorëzu atij.

Albin Kurti inatxhi e mujshor arkaik, nuk dëshmon se âsht burrështeti!

Âsht para ni dileme etike, që ka me e përkufizue profilin e tij. /Lajmi.net/